Thursday, 08 December 2016
 
  • Albanian
  • English (United Kingdom)

Miresevini ne Hotel Frojd... !

breg të detit, aty ku zhurrma e dallgëve dhe flladi i lehtë i verës ëmbëlsojnë ditët tuaja.
Aty ndodhet hotel Frojd, magjia e re e turizmit shqiptar. I vendosur në qendër të pikave historike shumë të njohura, si Krujë, Lezhë dhe Shkodër.

Një godinë me arkitekturë moderne, e pajisur me gjithçka që nevojitet për të kthyer në realitet pushimet tuaja të ëndërruara.

Një kuzhinë cilësore
që mundësohet nga një shef kuzhine italian. Gatime të shijshme, me produkte të freskëta dhe pjata të zbukuruara bukur. Verëra cilësore, koktejle të mrekullueshëm, ëmbëlsira të shumëllojshme. Gjithçka për të kënaqur klientët dhe për t’i bërë sa më të lumtura ditët e tyre të qëndrimit në hotel Frojd.

Shërbehet për pushuesit e hotelit, si dhe për pushuesit dhe klientët ditorë.
Një bregdet i mrekullueshëm, që rrallë mund ta gjesh përgjatë vijës bregdetare të detit Adriatik.

Ambjente të ndryshme për çifte, familjarë dhe miq, me një arkitekturë moderne. Një oaz paqeje, që ofron mënyra argëtimi për të gjithë.
Muzikë live, kënd lojërash për fëmijë, shëtitje në det me skaf dhe vizita në monumentet e kulturës. Nivel i lartë i shërbimit, nga një staf gjithmonë i gatshëm për të plotësuar çdo dëshirë tuajën.

Në hotel Frojd, pushimet tuaja janë të shenjta dhe me ne, ato bëhen të paharrueshme.