Hotel Frojd ofron një menu të pasur, me bazë ushqimet natyrore. Peshk, mish, perime etj, të gatuara me kujdes dhe mjeshtëri. Ndërthurja e produkteve me artin dhe talentin e kuzhinjerit të specializuar në Itali bëjnë që ushqimet e servirura të kenë një shije të rallë. Zgjedhja në menu do të jetë e vështirë, pasi ofrohen të gjitha specialitet italiane dhe shqiptare.

Hoteli është i pajisur me dy kuzhina, për t’iu shërbyer sa më shpejt dhe sa më cilësisht klientëve.
Në katin përdhes, ku ndodhet restoranti me self-service kuzhina është e vendosur në mënyrë të tillë që kudo që të ulesh, do të shikosh me sy të lirë përgatitjen e ushqimeve që do të serviren.
Gatuhen spagetët italianë më me emër, por edhe shumë pjata të tjera me bazë prodhimet e detit. Gjithçka e freskët dhe e gatuar në çast.
Për sigurimin e peshkut është bashkëpunuar me kompaninë më të madhe në Shqipëri për tregtimin e produkteve të freskëta të detit, Rozafa Fish.

Gatime shumë të shijshme realizohen edhe në kuzhinën e restorantit panoramik.
Klientët mund të zgjedhin në menu çfarëdo që dëshirojnë dhe të mbeten të kënaqur.

Ushqimi është i rëndësishëm, por në hotel Frojd ai shndërrohet në art.