Shëtitje me skaf

Për të gjithë pushuesit, hotel Frojd mundëson lundrimin në thellësitë e detit Adriatik.
Me dy skafe në disozicion të klientëve, hoteli iu jep mundësinë që të vizitoni të gjithë bregdetin Adriatik, që nga derdhja e Bunës e deri në grykderdhjen e lumit Drin.
Udhëtimet me skaf që do të shtojnë kënaqësinë e ditëve të tuaja, duke iu ofruar mundësinë që të përjetoni magjinë që të fal deti.

Per femijet

Një kujdes i veçantë në hotej Frojd iu kushtohet edhe fëmijëve. Për të skalitur buzëqeshjen në fytyrat e tyre, është ndërtuar një ambjent enkas për ta. Një kënd lojërash, ku fëmijët e të gjitha moshave mund të argëtohen. Në këtë kënd nuk mungojnë shilarësit dhe rrëshqitëset për moshat më të vogla e deri tek lojërat me top, si volejboll për ata më të rriturit. Kjo pasi hotel Frojd mendon për të mbushur me gëzim ditët e pushimit të fëmijëve.

Për pushuesit

Hotel Frojd garanton ambjentin, ku të gjithë pushuesit të marrin rrezet e diellit dhe të shijojnë detin Adriatik. Në një hapësirë rëre të mrekullueshme dhe me vlera kurative, në një distancë prej 100 metrash nga deti janë vendosur 200 shezlonë dhe 100 çadra, të sistemuara bukur dhe me një rregullësi që të ofrojnë kënaqësinë e të parit dhe të të shijuarit. Ambjenti përreth tyre mirëmbahet në mënyrë periodike nga personeli, i cili është vazhdimisht në lëvizje për të siguruar pastërtinë e nevojshme. Gjithçka, që pushuesit të ndihen komodë dhe të shijojnë sa më shumë kënaqësinë që iu ofron vera.