Tek Hotel Frojd sepse …

Investimi bashkëkohor gërshetohet me materialet dhe punimet cilësore.
Arkitektura moderne krijon ambjente ideale për të pushuar. Ato janë të bollshme dhe shumë funksionale dhe të mundësojnë komoditetin e nevojshëm në ditët e nxehta.
Vendodhja e veçantë, në qendër të pikave historike shumë të njohura, si Krujë, Lezhë dhe Shkodër është një tjetër veçanti që ofrojmë.
Vizitat në monumentet historike për të gjithë ata që duan të eksplorojnë të kaluarën, si dhe argëtimet me muzikë live në ambjentet e hapura me pamje nga deti, janë të tjerë elementë që do t’iu japin larmi ditëve tuaja të pushimit.
Kuzhina me specialitetet italiane dhe shqiptare, verërat cilësore, akulloret dhe ëmbëlsirat e shumëllojshme do t’i bëjnë akoma më këndshme ditët tuaja të pushimit.
Hotel Frojd, aty ku stina e verës shijohet në maksimum dhe pushimet janë të paharrueshme.