SUITA E HOTEL FROJD

Një ambjent shlodhës, i përbërë nga një dhomë e madhe gjumi, me krevat dopio dhe me gjithë komoditetin e nevojshëm për një pushim lluksi, tualetin konfort, një dhomë me dy krevatë tekë dhe një koridor që krijon një harmoni perfekte të këtyre ambjenteve. Ngjyra të ëmbla që ia shtojnë akoma më shumë hijeshinë dhomës. Materialet dhe punimet e bëra në SUIT, si dhe në gjithë hotelin janë realizuar me një kujdes të vecantë, duke qenë një garanci më shumë për klientët. Këtij ambjenti perfekt i shtohet edhe shërbimi cilësor nga një staf i përgatitur, gjithmonë në gadishmërinë e klientëve.

MINISUITA E HOTEL FROJD

Këto dhoma ofrojnë komoditetin e kërkuar nga çdo klient. Janë ndërtuar me një arkitekturë moderne.
Ambjentet janë të bollshme me hapësirë dhe dritë. Me pamje nga deti, ato të japin mundësinë që të shijosh agimet mbi Adriatik.
MiniSUITA është e përbërë nga një dhomë e madhe gjumi me krevat dopio dhe një ambjent ndenje i bollshëm. Pjesë e këtij ambjenti është edhe tualeti konfort.
Gjithçka në funksion të komoditetit të nevojshëm për një pushim lluksi.

DHOMAT E HOTEL FROJD

Të ndërtuara me arkitekturë moderne, të bollshme me hapësirë dhe dritë, me pamje nga deti, dhomat ofrojnë komoditetin e nevojshëm për pushimin e ëndërruar.
Dhomat janë të pajisura me një krevat dopio dhe një tek. Por për të plotësuar çdo kërkesë të klientëve, në rast se ata kanë me vete edhe fëmijë, në dhomë mundësohet vendosja e një krevati portativ. Gjithçka perfekte, në funksion të një pushimi lluksi.